Siguria e digave/ Banka Botërore, fond 1.6 milionë dollarë për studimin e fizibiliteti

schedule15:52 - 21 Nëntor, 2024

schedule 15:52 - 21 Nëntor, 2024

1.6 milione dollare është fondi që do vihet në dispozicion Shqipërisë për të rritur sigurinë e digave. Në dokumentin e publikuar nga ky institucion theksohet se ky fond pritet që të marrë miratimin përfundimtar  brenda janarit të vitit 2025.Fondi për sigurinë e digave do të ketë në fokus  hartimin e studimeve paraprake të fizibilitetit për 431 diga ekzistuese. Me anë të këtyre investimeve Banka Botërore synon që të evidentojë rrisqet që vijnë nga digat në rast të reshjeve intensive ët shiut si dhe nevojën për ndërhyrje.

Ndryshimet klimatike tashmë janë kthyer në një risk serioz për ekonominë shqiptare .Por përtej rritjes së sigurisë nga përmbytjet këto investime synojnë që ët përmirësojnë edhe ujitjen e tokave bujqësore në vend. Sipas Bankës Botërore janë rreth  180,000 ha tokë bujqësore, kryesisht të vendosura në pjesën perëndimore bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë të cilat do të përfitonin nga ky projekt.

Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndërkohë që ka marrë një grant nga Ballkani Perëndimor Fondi i Investimit për studime parafizibiliteti për 431 diga dhe rrjete vaditëse shoqëruese. Të gjithë rezervuarët përdoren për ujitje dhe përafërsisht 35% e të gjitha digave janë të mëdha. Shumica e përfitimeve do të shkojnë për komunitetet rurale që mbështeten shumë bujqësia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!