Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së do të mbërrijë së shpejti në Kiev për të diskutuar krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas The Guardian.
“Në rrugën tonë për në Kiev për takime të rëndësishme”, shkroi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi në Twitter, duke thënë se nevoja për një zonë mbrojtëse rreth zonës ishte më urgjente se kurrë.
On our way to Kyiv for important meetings. The need for a Nuclear Safety and Security Protection Zone (NSSPZ) around #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant is now more urgent than ever. pic.twitter.com/XFetpJ65ai
— Rafael MarianoGrossi (@rafaelmgrossi) October 5, 2022
Rikujtojmë se Putin nënshkroi një dekret që urdhëronte qeverinë ruse të merrte kontrollin e centralit bërthamor më të madh në Europë dhe ta kthente atë “pronë federale”.
Grossi gjithashtu pritet të vizitojë Moskën në ditët në vijim për të diskutuar sigurinë në central, sipas një njoftimi nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.
/abcnews.al

