Siguria e centralit Zaporizhzhia, kreu i IAEA takohet me delegacionin rus

schedule10:32 - 23 Nëntor, 2022

schedule 10:32 - 23 Nëntor, 2022

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së është takuar me një delegacion rus në Stamboll për të diskutuar “krijimin urgjent të një zone mbrojtëse të sigurisë dhe sigurisë bërthamore” në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia që është në kontrollin e forcave ruse, skynews.

Centrali bërthamor i  Zaporizhzhia, u trondit  sërish nga bombardimet në fundjavë, duke bërë thirrje për krijimin e një zonë mbrojtëse për të parandaluar një aksident bërthamor.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet në termocentral gjatë muajve të fundit që kanë dëmtuar ndërtesat dhe linjat e energjisë që furnizojnë centralin.

Grossi ka paralajmëruar prej muajsh për rrezikun e një aksidenti potencialisht katastrofik për shkak të bombardimeve.

Centrali bërthamor, më i madhi në Europë, siguronte rreth një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës përpara pushtimit të Rusisë dhe është detyruar të operojë me gjeneratorë rezervë disa herë.

/abcnews.al