Siguria dhe shendeti në punë/ Qeveria harton strategjinë, në fokus disa sektorë si ndërtimi, bujqësia dhe tregtia

schedule13:16 - 26 Tetor, 2024

schedule 13:16 - 26 Tetor, 2024

Kontrolle të detajuara për të luftuar informalitetin dhe për të rritur sigurinë në tregun e punes.Qeveria ka publikuar strategjinë 2024-2030 mbi tregun e punës që parashikon vëmendje më të shtuar sidomos në disa sektorë.

Në Shqipëri, sektori informal vazhdon të jetë i madh thuhet në strategji dhe pikërisht për këtë është ndërmarë një nismë nga të gjitha institucionet për ta zgjidhur ndërsa bizneseve u është dhënë edhe pak javë kohë për të reflektuar pagat reale.

Probleme konstatohen sidomos me “pagat në dorë” apo të nëndeklaruara. Kjo praktikë zbatohet duke raportuar një pagë më të ulët për të minimizuar detyrimet ndaj tatimeve dhe sigurimeve shoqërore gjë që ndikon dirket te pensionet. Sektorët të cilët janë më problematikë me informalitetin rezultojnë bujqësia, tregëtia me shumicë dhe pakicë e ndërtimi, ku dhe nivelet e punësimit informal njohin përqindje të larta mbi 84%.Me rëndësi në strategji vlerësohet edhe fakti i përfshirjes së teknolgjisë në këtë process.

Në strategji theksohet se inspektimet për të evidentuar shkeljet do të jenë në masë nëpërmjet platformave që do të mundësojnë kryqëzimin e të dhënave nga një sërë institucionesh. Edhe pse platforma është aktualisht funksionale dhe janë në përdorim një matricë inspektimesh dhe mjetesh për vlerësimin e riskut, nevojiten përmirësime të sistemit të inspektimit online Në strategjinë e punës dhe sigurisë theksohet se sektorët që kanë numrin më të lartë të aksidenteve në punë janë ndërtimi minierat, bujqësia dhe transporti.

Nga të dhënat rezulton se gjat vitit 2023, u regjistruan 168 aksidente në punë, 30 me pasoja për jetën, ku shumica ishin në sektorin e ndërtimit, industrinë prodhuese e miniera. Fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë është një pjesë kryesore e kërkesavë të BE-së në kapitullin 19 të negociatave , i cili përqendrohet në politikat sociale dhe punësimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!