Siguri në portë dhe në mesfushë, Kastrioti prezanton dy afrimet e radhës

schedule15:18 - 31 Gusht, 2022

schedule 15:18 - 31 Gusht, 2022

Kastioti nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimet e radhës. Siguri në portë dhe në mesfushë për krutanët.

Livio Malaj dhe Abjel Bejzade tashmë janë lojtarët më të ri të Kastriotit, të cilët janë vënë nën urdhrat e Emiliano Çelës.

Malaj luan në rolin e portierit, teksa më parë ka qenë pjesë e Laçit, Partizanit dhe Lushnjes. Ndërsa Bejzade, është mesfusbor dhe vjen te Kastrioti pas një eksperience me Turbinën e Cërrikut. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipit të NK Lokomotiva në Kroaci, Laçit dhe Korabit në Shqipëri

“Livio Malaj dhe Abjel Bejzade janë dy lojtarët e radhës që së fundmi kanë firmosur me Kastriotin. Malaj luan në rolin e portierit, teksa më parë ka qenë pjesë e Laçit, Partizanit dhe Lushnjes. Ndërsa Bejzade, është mesfusbor dhe vjen te Kastrioti pas një eksperience me Turbinën e Cërrikut. Gjithashtu ka qenë pjesë edhe e ekipit të NK Lokomotiva në Kroaci, Laçit dhe Korabit në Shqipëri. KS Kastrioti i’u uron mirëseardhjen të dy lojtarëve dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë”, shkruan Kastrioti. /f.a/abcnews.al