Territori i Sicilisë ndodhet nën pushtetin e flakëve.
Mediat italiane bëjnë të ditur se flakët që nisën nga rrethi i Prato-s, mbërritën në kishën e San Biagio dje pasdite dhe po vijojnë të përhapen për shkak të erës.
Tymi që përfshiu të gjithë zonën arriti në Viale delle Rimembranze dhe më pas zonën pranë ujësjellësit dhe kështjellës Ventimiglia. Gjithashtu raportohet se të prekura janë komunat fqinje: Geraci Siculo dhe San Mauro Castelverde.
Zjarret kanë shkrumbuar të korrat ndërsa janë dëmtuar dhjetëra banesa, stalla e magazina. Po ashtu, dhjetëra kafshë u dogjën të gjalla. Më të prekurat janë fermat blegtorale të cilat kanë humbur lopë, dhi dhe dele por edhe automjete. s.b/abcnews.al/