Disa pamje mahnitëse të Marsit janë publikuar nga një skuadër adhuruesish të hapësirës. Ata kanë përpunuar disa imazhe të planetit të publikuara nga NASA, duke i kthyer në një cilësi më të lartë High Definition.
“Daily Mail” shkruan se ekipi ElderFox ka përmbledhur imazhet në një video dhjetë minutëshe, që iu ofron mundësinë shikuesve të eksplorojnë planetin e kuq, të cilën e kanë konsideruar si “eksperiencën më të gjallë të të qenurit në Mars”.
Nuk bëhet fjalë për një regjistrim të drejtpërdrejtë të planetit, por vetëm foto të marra nga NASA, të cilat më pas ekipi i përdori për të krijuar një efekt të ngjashëm me një video live. Videoja fillon me frazën “imazhet në këtë video janë të vërteta”, duke u kërkuar shikuesve “të ulen dhe të shijojnë udhëtimin në një botë tjetër.” /abcnews.al/