Si ushtarët kanadezë shfrytëzuan trupat gjermanë gjatë Luftës së Parë Botërore

schedule12:31 - 20 Korrik, 2022

schedule 12:31 - 20 Korrik, 2022

Nga Rosemary Giles, War History Online

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Ndërsa vazhdonte Lufta e Parë Botërore, një grup i papritur ushtarësh u bënë të njohur për pamëshirshmërinë dhe zellin e tyre. Kanadezët, të cilësuar si miqësorë dhe të sjellshëm, sigurisht që kishin shfaqur asnjë nga këto karakteristika në luftën kundër armiqve të tyre.

Forcat kanadeze u bënë të njohura shumë shpejt si kundërshtarë të ashpër, pavarësisht mungesës së përvojës. Ata fituan pseudonime nga të dyja palët për trimërinë e tyre dhe shiheshin nga gjermanët si një forcë e vështirë.

Përfshirja e Kanadasë në Luftën e Parë Botërore

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, në luftë hyri edhe Kanadaja. Ndryshe nga shumë prej aleatëve të tij, megjithatë, vendi kishte një ushtri shumë të vogël, që do të thotë se zyrtarët duhej të plotësonin me shpejtësi gradat e tyre. Ata e bënë këtë me pak ose aspak vështirësi, pasi kanadezët nga i gjithë vendi u regjistruan me entuziazëm për të luftuar jashtë shtetit, përkrah britanikëve.

Grupi i parë i kanadezëve udhëtoi në Angli për stërvitje, përpara se të dërgohej në Frontin Perëndimor. Angazhimi i parë i madh në të cilin ata u përfshinë ishte Beteja e Dytë e Ypres, e njohur si hera e parë që gjermanët përdorën gaz helmues kundër një sërë ushtarësh, raporton abcnews.al.

Fillimi i trashëgimisë së kanadezëve

Kanadezët u pozicionuan në Ypres Salient, me forcat britanike në të djathtë dhe francezët në të majtë. Kur gjermanët lëshuan gaz helmues, forcat franceze u pakësuan, duke i lënë kanadezët të ekspozuar ndaj rreziqeve.

Jo vetëm që ishin të hapur ndaj armikut, por u ekspozuan edhe ndaj një sulmi të dytë nga gjermanët në vetëm pak ditë. Përkundër kësaj, ata arritën të tërhiqeshin ndërsa prisnin përforcimet britanike.

Kanadezët u njohën gjerësisht si ushtarë të ashpër dhe të besueshëm në këtë betejë të parë të madhe, e cila do të përforcohej më tej me vazhdimin e luftës. Përveçse ishin trupa të forta, ata gjithashtu u bënë të njohur si disa nga më të pamëshirshmit midis armiqve të tyre.

Megjithëse arsyeja e pamëshirshmërisë së tyre nuk dihet, disa historianë mendojnë se mund të ketë qenë sepse njësitë kanadeze u goditën më shumë nga sulmet e papritura me gaz helmues gjatë Betejës së Dytë të Ypres. Kanadezët shpejt u bënë të njohur si disa nga luftëtarët më të pamëshirshëm. Ata rrallë merrnin ndonjë rob lufte, po kur morët rob ushtarët e armikut, ata kryen aktet më të rënda të dhunës ndaj të burgosurve, raporton abcnews.al.

Ndoshta një nga rastet më tronditëse të mizorisë kanadeze ishte kur ata po shoqëroheshin me ushtarët gjermanë. Ata hidhnin kanaçe me mish viçi nëpër llogore dhe kur gjermanët filluan të bërtisnin se kërkonin më shumë, kanadezët u përgjigjën duke hedhur mbi ta granata.

Në Krishtlindje të vitit 1915, ushtarët kanadezë po luftonin kundër gjermanëve kur u vendos një paqe e përkohshme. Gjermanët i thirrën kanadezët për t’i uruar Krishtlindjet.

Por njëri nga rreshterët kanadezë, qëlloi dy nga gjermanët.

Kanadezët jo vetëm që njiheshin për sjelljen e tyre makabre, ata gjithashtu u bënë të njohur për përkushtimin e tyre ndaj bastisjeve të llogoreve, të cilat ishin të zakonshme gjatë Luftës së Parë Botërore.

Bastisjet e llogoreve ishin jashtëzakonisht të rrezikshme, pasi kërkonin që trupat të dilnin nga streha e llogoreve, në një përpjekje për të hyrë në llogoret e armikut. Qëllimi i bastisjeve të llogoreve ishte i ndryshëm. Një prej tyre mund të ishte për të vrarë armikun, për të shkatërruar pjesë të llogoreve dhe fortifikimeve të tyre.

Kanadezët u bënë shpejt ekspertë, duke rafinuar teknikat e tyre dhe duke krijuar armët e tyre për përdorim gjatë bastisjeve. Armët tipike shpesh nuk ishin aq efektive, kështu që përdoreshin mjete të tilla si shkopinj dhe thika, raporton abcnews.al.

Përsosja e aftësive të tyre

Siç thonë ata, praktika të bën të përsosur, dhe kanadezët sigurisht i kanë përmirësuar aftësitë e tyre përmes praktikës. Ata mbanin doreza të trasha të zeza dhe i lyenin fytyrat me bojë të zezë, kështu që ishte më e vështirë t’i dalloje ata ndërsa lëviznin tinëz drejt një llogoreje të armikut.

Pavarësisht aftësive të kanadezëve në bastisjen e llogoreve, numri i viktimave ishte shumë i lartë. Kjo bëri që shumë vende të ndalonin bastisjet, pasi një numër i madh burrash u vranë dhe ata që mbijetuan nuk donin të riktheheshin.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi kanadezët. Në fakt, ata ishin në gjendje të përdornin bastisjet e llogoreve, si betejat e tyre më të famshme. Gjatë betejës së Vimy Ridgs, kanadezët kryen bastisje në shkallë të gjerë natën. Grupet ushtarake përbeëheshin nga deri në 900 burra dhe kishin për qëllim të vrisnin trupat gjermane, raporton abcnews.al.

Në katër muajt që çuan përfundimisht në betejën e Vimy Ridge, kanadezët udhëhoqën afërsisht 55 bastisje gjatë natës kundër gjermanëve. Pasi u përballën me kanadezët në Betejën e Somme në 1916, gjermanët filluan t’i quanin kanadezët Sturmtruppen, ose “Storm troopers”, për shkak të trimërisë dhe shpejtësisë së tyre në betejë.

Nuk ishin vetëm gjermanët që përdornin një pseudonim të veçantë për trupat kanadeze.

Deri në vitin 1918, ata e kishin treguar veten se ishin të fuqishëm, duke fituar titullin e “tmerri i ushtarëve”.

/abcnews.al