Tre peruanë dhe një shqiptar janë arrestuar në Spanjë me 72 kg kokainë. Një super skenar, por që në fund rezultoi i hidhur për autorët që përfunduan në prangat e policisë për trafik kokaine nga Peruja në Europë. Të përfshirë janë Luis Vasconsuelo Rodrigo, Víctor Meneses López, Edgard Sotomayor të tre nga Lima dhe shqiptari Auron Dule lindur në Vlorë më 9 korrik 1978.
Por si u godit grupi?
“Rrugë e re, model i ri”. Kështu e cilësojnë mediat në Peru. Trafikantët udhëtuan në portin e Avilés në Asturias (Spanjë) për të shkarkuar kokainën që ishte fshehur në një anije tregtare që ishte nisur nga Callao (Peru). Peruanët e arrestuar janë dy zhytës marine dhe një ish-detar. Operacioni policor u zhvillua në portin e Avilés, Asturias, pasi autoritetet u paralajmëruan për praninë e ngarkesës në anijen “Thomas C” me flamurin e Ishujve Marshall. Shqiptari Auron Dule po i priste në një automjet për të marrë 72 kilogramë kokainë.
Luis Vasconsuelo u largua nga Peruja pak para bashkëpunëtorëve të tij Víctor Meneses dhe Edgard Sotomayor, më 24 shkurt të këtij viti, duke u drejtuar për në Amsterdam, Holandë. Për shkak të disa udhëtimeve që Vasconsuelo ka bërë midis 2018 dhe 2019 në Kolumbi, Meksikë, Brazil dhe Panama, autoritetet nuk përjashtojnë që roli i tij të ketë qenë si koordinator i disa dërgesave të kokainës në Evropë. Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve sepse ai kërkohej ndërkombëtarisht si pjesë e një organizatë ndërkombëtare që shpërndan kokainë në Evropën Lindore. Për autoritetet spanjolle kokaina është padyshim peruane.
Vasconsuelo ishte nën vëzhgimin e agjentëve të DEA-s. Kur shkoi në Barcelonë ai vendosi kontakte me trafikantin e drogës në arrati nga drejtësia, shqiptarin Auron Dule. Vasconsuelo dhe Dule nuk e dinin që DEA i kishte nën vëzhgim. Ata u ndoqën nga Barcelona për në Avilés, ku morën me qira një shtëpi. Pas pak, agjentët e anti-narkotikëve zbuluan se peruani dhe shqiptari morën Víctor Meneses López dhe Edgar Sotomayor Urcuhuaranga. Kur policia zbuloi se ata ishin zhytës nga marina peruane, ishte e qartë se për çfarë bëhej fjalë. Dule i çoi peruanët në një zonë ngjitur me portin e Avilés. Agjentët pritën që të zhyten dhe të merrnin drogën nga “Thomas C” dhe të ktheheshin në tokë për t’i kapur, gjë që vërtetë e bënë. Me të mësuar për operacionin, Auron Dule u përpoq të shpëtonte, por u arrestua./ db/Abcnews.al