Si u prit samiti në Kinë, gazetarja në “Log.”: Pse NATO vë gishtin ndaj një vendi që do paqe?!

schedule21:44 - 17 Qershor, 2021

schedule 21:44 - 17 Qershor, 2021

Zhan Jang, gazetarja kineze që mbulon redaksinë shqipe në një media vendase në Kinë e ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Log.” nga Endri Xhafo, bëri një pasqyrim të raportimit në mediat kineze në lidhje me samitin e NATO-s.

Ajo deklaroi se mediat në Kinë kanë qenë “gjakftohtë” gjatë raportimeve të tyre në lidhje me deklaratat e NATO-s. Jang theksoi se qëndrimet e samitit ishin të pritshme që nga udhëtimi i presidentit amerikan Joe Biden në Europë.

“Kina është e gatshme të mbrojë sigurinë dhe interesat e zhvillimit të saj. Ne si media kineze kemi qenë gjakftohtë në lidhje me deklaratat e NATO-s. Që nga udhëtimi i Biden në Europë i prisnin këto qëndrime. Bota ndodhet përballë sfidave të përbashkëta dhe nevojitet më shumë bashkëpunimi se ndarja”, deklaroi ajo.

Gazetarja u shpreh se reagimet në rrjetet sociale kanë qenë më të ashpra dhe në disa raste ka pasur edhe shpërthim në zemërime. Ajo veçoi një artikull të shpërndarë gjerësisht në rrjet ku thuhej se NATO i ka borxh Kinës “gjak”, duke iu referuar bombardimeve në ambasadën kineze.

“Reagimet në rrjetet sociale ishin më të ashpra. Kishte pakënaqësi dhe zemërime. Në një artikull thuhej se NATO ka një borxh në gjak. E kishte fjalën për bombardimet në ambasadën kineze. Kina nuk do të jetë gur i parë për të ndërmarrë sulm por vetëm mbron veten. Prandaj Kina ishte e habitur pse NATO vë gishtin ndaj një vendi që do vetëm paqe. Pavarësisht nivelit të zhvillimit ekonomi, populli kinez pëlqen shkëmbimet me qytetërimet e tjera.

Ne nuk synojmë kurrë që të ndajmë në grupe të ndryshme këtë botë sipas mendimeve apo ndryshime. Presidenti ka deklaruar disa herë se duhet të ndërtojmë një bashkësi me fatet e përbashkëta të njerëzimit. Sot u lëshua me sukses një pjesë tjetër drejt stacionit hapësinor kinez me tre astronaut. Stacioni hapësinor i Kinës që do të mbetet i vetmi në funksionim është i hapur me të gjitha vendet. Në Kinë ka një shprehje që thotë se ndodhemi të gjithë në një anije dhe vetëm kur punojnë të gjithë bashkë anija do të përparojë”, deklaroi ajo. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!