Si u “peshkua” mjeku nga rrjeta e përgjimeve për “Tiren” e gjykatave

schedule22:12 - 11 Shkurt, 2021

schedule 22:12 - 11 Shkurt, 2021

Mjeku Edvin Prifti ka qenë një “peshk” i cili është kapur rastësisht nga rrjeta e madhe e përgjimeve të SPAK në kuadër të hetimeve për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës.

dosjen hetimore të cilën ABC e disponon thuhet se gjatë hetimit ka rezultuar se kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi e përfshirë në këtë skemë korrupsioni i ka dhënë para mjekut Edvin Prifti me qëllim që ky i fundit t’i operonte të ëmën.

Prifti doli në përgjimet e SPAK nga hetimet për Gjykatën e Krujës, që çoi në pranga gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe 12 persona të tjerë.

“Gjatë hetimit ka rezultuar se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtëpërdrejtë përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti me qëllim që ky I fundit të bënte operacion mamanë e saj.

 Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë shtetaset Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi të cilat kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në dosje. (Lexo këtu si funksiononte skema)

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, oficerët e SPAK mësynë në zyrën dhe banesën e mjekut ku në total u gjetën dhe u sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!