Mesfushori anësor i Liverpool, Xherdan Shaqiri, rezultoi pozitiv me Koronavirus pak ditë më parë, por pas dy javëve izolim, e ka kaluar situatën e vështirë dhe është rikthyer të jetë i gatshëm për futboll. Gjithsesi, te Liverpool nuk duket se është në planet e Klopp si titullar, kjo dhe për shkak të dëmtimeve.
Në fjalën e tij, mesfushori me origjinë shqiptare u shpreh: “Unë dhe trupi im i ndjemë pak simptomat e Koronavirus. Në Angli, kryenim teste çdo javë dhe u befasova kur dola pozitiv, por e ruajta qetësinë. Kush ishin simptomat? Ato të përgjithshmet. Ndenja 2 javë në shtëpi dhe nuk takova askënd.
Frikë nga një dëmtim tjetër? Nuk e di, por mund të them që kam besim te trupi im. Ndryshe nuk do të isha këtu. Jam shumë i lumtur që për momentin gëzoj një formë të mirë dhe nuk kam asnjë problem muskulor. Shpresoj që në këtë sezon të kem më shumë fat në këtë aspekt”, u shpreh Shaqiri./abcnews.al