Si u arrestua në një hotel në Spanjë një nga 10 më të kërkuarit e FBI-së

schedule11:52 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 11:52 - 24 Dhjetor, 2022

Policia spanjolle ka arrestuar një nga 10  më të kërkuarit  FBI-së, i cili po qëndronte në një hotel në Madrid me një identitet të rremë. Bëhet fjalë për Michael James Pratt, një shtetas i Zelandës së Re, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në SHBA për sulm seksual.

Policia tha se ai ishte i përfshirë në prodhimin audiovizual të regjistrimeve të abuzimit seksual të fëmijëve. Ai akuzohet gjithashtu se ka rekrutuar vajza të mitura dhe adoleshente përmes mashtrimit nga vitet 2012 -2019.

Policia tha se shuma e përfituar prej tij nga këto aktivitete është më shumë se 17 milion dollarë (14 milion £). Vetëm 57 kriminelë nga lista e më të kërkuarve të FBI-së janë arrestuar jashtë juridiksionit të byrosë, thanë autoritetet spanjolle, duke shtuar se kjo ishte hera e parë që ndodhte në Spanjë.

Policia tha se i arratisuri bënte reklama në internet në SHBA dhe Kanada duke ofruar punë për vajzat për “modeling”, të cilat rezultuan se ishin regjistrime pornografike.

Ai paguante gra të tjera për të shërbyer si “karrem” dhe për t’i bindur te rejat se materiali i regjistruar nuk do të publikohej në internet. Ndonjëherë, viktimat mbaheshin kundër vullnetit të tyre dhe detyroheshin të kryenin praktika seksuale për të cilat ato kishin refuzuar, tha policia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!