Nga Sohail Jannessari, Politico.eu
Kur Presidenti iranian Hassan Rouhani ra dakord për Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit, ai në fakt po vinte bast për të ardhmen e qeverisë, vendit të tij se marrëveshja bërthamore me Shtetet e Bashkuara dhe Europën do të funksiononte.
Ndërsa Irani do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale në 18 qershor, basti i Rouhani duket se do të dështojë. Faji për këtë është i ish Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili nxori vendin e tij nga marrëveshja, por edhe i udhëheqësve të Europës që mbështetën atë dhe nuk bënë pothuajse asgjë kur sabotoi marrëveshjen.
Rouhani do të largohet nga qeveria për dy muaj, dhe me të ndoshta i gjithë fraksioni i moderuar / liberal. Si pasojë e bastit të tij të dështuar, nënkryetari i tij Eshaq Jahangiri, ministri kryesor Abbas Akhoundi dhe aleati i tij i besuar, ish kryetari i parlamentit dhe negociatori bërthamor Ali Larijani nuk kanë të drejtë kandidojnë më.
Vetëm në rast të një mrekullie, presidenti i ardhshëm i Iranit do të jetë Ebrahim Raisi, kreu aktual i gjyqësorit – një njeri me një histori mizore të të drejtave të njeriut, përfshirë rolin e tij në një fushatë të ekzekutimeve të vitit 1988, raporton abcnews.al
Presidenca e mundshme e Raisi e bën atë gjithashtu kandidatin më të mundshëm për të zëvendësuar 82-vjeçarin, Ali Ali Khamenei si udhëheqësin Suprem të ardhshëm të Iranit, për zhgënjimin e shumë njerëzve që menduan se do të ishte Rouhani.
Kjo do të ketë pasoja të mëdha për politikën e jashtme të Iranit dhe politikën e tij të brendshme, përfshirë të drejtat e njeriut.
Në fakt Rouhani kurrë nuk ka pasur besim te europianët. Ai këtë gjë e ka kuptuar edhe më shumë si negociatori kryesor bërthamor i Iranit në fillim të viteve 2000, kur Deklarata e Teheranit dhe Marrëveshja e Parisit me tre vendet e mëdha të BE-së nuk dhanë asnjë rezultat- pas refuzimit të SHBA-së për t’u regjistruar në to.
Të tjerët dhanë më shumë shpresë. Por kur Trump mori detyrën në Zyrën Ovale, dukej sikur radha e Europës më në fund kishte ardhur. Në gazetat europiane, kancelarja gjermane Angela Merkel ose Presidenti francez Emmanuel Macron i lavdëroi ata si udhëheqësit e rinj të botës së lirë.
Kështu që kur Trump u largua nga një marrëveshje funksionale, duke injoruar pajtueshmërinë dhe mundësinë e Iranit për hapjen e negociatave të ardhshme, disa prisnin që BE-ja të mbronte marrëveshjen që ata kishin nënshkruar. Në vend të kësaj, ata qëndruan asnjanës dhe i lanë gjërat në rrjedhën e tyre, raporton abcnews.al
Kompanitë europiane, si gjiganti i naftës Total, filluan të largohen nga Irani pas kërcënimit të sanksioneve. Kanalet speciale për ndërmarrjet dhe qeveritë europiane për të vazhduar tregtinë me Iranin, si Instrumenti për Mbështetjen e Shkëmbimeve Tregtare (INSTEX), u zhvilluan shumë vonë dhe ishin shumë pak.
Trump foli për largimin nga marrëveshja në fushatën e tij 2016. Transaksioni i parë INSTEX nuk u zhvillua deri në mars të vitit 2020.
Macron disa herë mbajti një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit sesa madje Mbretëria e Bashkuar, zakonisht aleati më i ashpër i SHBA-së midis fuqive europiane. Dy vite pjesë e marrëveshjes, me Trumpin që po përgatitej për t’u larguar, Macron u shfaq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së duke përsëritur pikat e tmerrshme të bisedave nga Trump dhe linjat e ashpra të kundërshtimit të marrëveshjes.
Administrata e Rouhanit vazhdonte të shpresonte që europianët do të përmbushin premtimet e tyre kundër Trump, për të shpëtuar marrëveshjen – dhe për të pasur më në fund diçka për t’u treguar iranianëve nga kompromisi i rrezikshëm me Perëndimin për të cilin ai kishte bërë fushatë.
Përveçse një lojë fjalësh, prej kësaj nuk do të vinte asnjë ndihmë praktike. Në vend të kësaj, ajo që erdhi ishte një breshëri sanksionesh të vendosura nga administrata e Trump. Sekretari i shtetit Mike Pompeo tha se sanksionet kishin për qëllim ndryshimin e sjelljes së Teheranit.
Ndërkohë, vendet europiane, megjithëse nënshkruan një marrëveshjeje me të cilën Teherani ishte ende në përputhje, morën një qëndrim asnjanës dhe panë se si valuta e Iranit pësoi rënie, një rënie ekonomike që shkaktoi një dëm të madh humanitar popullsisë, raporton abcnews.al
Rouhani, i mbështetur nga fraksionet dhe figurat e moderuara dhe reformiste, kishte fituar me lehtësi dy zgjedhje me premtimin se do të hiqte sanksionet. Por në fund të ditës, ai nuk kishte bërë ndonjë arritje që të mund tua tregonte iranianëve. Populli u zemërua me Rouhani, dhe për një arsye të fortë.
Është shumë vonë për Rouhani, por nuk është vonë për Europën që të fillojë të kompensojë gabimet e saj. Irani dhe shumë vende të tjera jo-perëndimore kanë shpresuar për një ndërmjetës të fortë. Nëse Europa do të luajë atë rol, ajo do të duhet të angazhohet me Iranin – pa marrë parasysh se nëse ata e preferojnë apo jo presidentin dhe udhëheqësin e tij të ardhshëm.
Në vitet 1990, Europa zhvilloi një dialog kritik dhe më vonë konstruktiv me Iranin, me Khamenei si udhëheqës të sapoemëruar dhe aleatin e tij të ngushtë Presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani.
Dhe në çdo rast, për shkak të qëndrimit asnjanës falë Trump dhe Europës, ka të ngjarë të ketë pak të moderuar ose reformistë për një periudhë të caktuar. Nëse ka diçka që do të shpëtojë nga raundi i fundi i diplomacisë tashmë të shkatërruar, atëherë Europa do të duhet të mbështesë Iranin. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al