Nga
Receta e makaronave që gatuhen me pomodorini dhe djathë është bërë virale në internet, dhe nuk besojmë se ka mbetur njeri pa e provuar. Që atëherë njerëzit po i ndjekin me shumë vëmendje recetat e gatimit që marrin shumë pak kohë për t’u përgatitur. Dhe e gjitha kjo, falë TikTok.
TikTok mori përmasa të mëdha përdorimi gjatë pandemisë dhe është bërë i njohur për përmbajtjet e tij qesharake. Kjo ka ndihmuar shumë artistë që të ngjiten në top listat botërore për shkak të shpërndarjes së madhe në këtë aplikacion.
Me pak fjalë, TikTok po krijon një kulturë. Dhe siç janë makaronat me pomodorini dhe djathë, kjo kulturë përfshin dhe mënyrën e të ushqyerit.
Në TikTok, ushqimi nuk ka pse të jetë perfekt
Shfaqjet e gatimit me shefa të famshëm si Jamie Oliver apo Gordon Ramsay për shembull, janë historikisht ata që kanë ndikuar në kulturën e ushqimit në Perëndim. Por mediat sociale e kanë demokratizuar procesin; çdo kush mund të jetë i famshëm për ushqimin që gatuan.
“Të famshmit” e rinj nuk janë domosdoshmërish profesioniste të TV apo kuzhiniere që e quajnë veten influencues, por njerëz normal që kanë pasion kuzhinën dhe eksperimentojnë me gatimin.
Jon Kung e cila ka llogarinë ‘Chef Jon Kung në TikTok’, ku ajo po poston video që nga maji i kaluar. Trendet e ushqimit në Instagram, tha ajo, priren të jenë më shumë për pamjen sesa për shijen. TikTok nuk është e tillë. Aty ekziston një element origjinaliteti që nuk është parë në mediat e tjera ushqimore. Gjithashtu, është argëtuese, duhet të jetë argëtuese.
Është një shkëmbin kulturor brenda 60 sekondave
Joanne L. Molinaro është një kuzhiniere autodidakte që drejton blogun e ushqimit ‘The Korean Vegan’. Në vitin 2020, ajo filloi të postonte në TikTok, dhe tani ka më shumë se 2 milion ndjekës.
Përmbajtja e Molinaros ka të bëjë me ushqimin dhe përtej ushqimit. Ajo e lidh gatimin dhe me histori të jetës së saj dhe vendin ku jeton. Efekti është i brendshëm, duke i bërë videot e saj jo vetëm për ushqimin korean, por edhe një shkëmbim kulturash. Pra, në këtë mënyrë, TikTok lejon shkëmbimin kulturor, përtej thjesht ndarjes së recetave.
Aplikacioni po ndryshon atë çfarë njerëzit hanë
TikTok shkon përtej thjesht ndarjes së recetave të lehta të ushqimit ose prezantimeve me ingredientë e rinj. Platforma po ndryshon atë çfarë njerëzit hanë.
Pasi u bënë të kudondodhur në aplikacion, birria tacos, një pjatë klasike meksikane, kanë filluar të shfaqen në menutë në të gjithë SHBA. Fufu, prodhimi kryesor i Afrikës Perëndimore, bëri një kërcim të ngjashëm, pasi një video e dikujt duke e ngrënë u bë virale në platformë.
Nga prezantimi i njerëzve te recetat e thjeshta si makaronat me pomodorini, te kthimi i birria tacos në një gatim shtëpi , krijuesit në TikTok kanë ndihmuar miliona njerëz të festojnë ushqimin në një mënyrë të re dhe të përbashkët./e.b-abcnews.al