Si t’i shpëtoni vapës së madhe? Freskojeni shtëpinë në mënyrë të natyrshme, këto truke do t’ju ndihmojnë

schedule17:33 - 29 Qershor, 2022

schedule 17:33 - 29 Qershor, 2022

Në këto ditë të nxehta, duket se kondicioneri është mënyra e vetme për t’i shpëtuar vapës. Megjithatë, duhet treguar kujdes pasi rrezikoni të sëmureni. Për të shmangur këtë problem, por dhe për të kursyer para, duhet të dini disa këshilla që e freskojnë dhomën në mënyrë natyrale.

Perde të trasha të zeza

Perdet duhet të jenë prej kadifeje ose liri, në mënyrë që të ulin temperaturën në pesë gradë. Mbani të mbyllura gjatë ditës, por edhe gjatë natës nëse dritarja është nga dritat e rrugës. Vetëm në mbrëmje kur është pak freskët hapini për të ajrosur hapësirën.

Shtrati prej liri

Liri është një zgjedhje e shkëlqyer për verën. Ky material merr frymë dhe do të parandalojë djersitjen tek njerëzit që pëlqejnë të mbulohen edhe gjatë verës. Është shumë më e lehtë se pambuku.

Ndërroni llambat në dhomë

Drita krijon nxehtësi dhe sa më e fortë të jetë llamba aq më e nxehtë do të jetë hapësira. Zëvendësoni llambat me ato me tension më të ulët dhe do të arrini më pak ngrohje të hapësirës. Gjithashtu, karikoni celularët në dhomën e ndenjes ose kuzhinë.

Fikni dritat dhe pajisjet elektrike gjatë natës

Llamba (edhe ato të kursimeve) lëshojnë nxehtësi. Për fat të mirë, ditët janë më të gjata në verë, ndaj përdorni sa më shumë dritën natyrale. Hiqni gjithashtu të gjitha pajisjet elektronike nga priza. Ato mund të lëshojnë nxehtësi edhe kur nuk përdoren. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!