Si t’i përgatisni fasulet që të shmangni fryrjen e stomakut

schedule22:18 - 7 Janar, 2021

schedule 22:18 - 7 Janar, 2021

Fasulet janë plot me fibra dhe magnez, ndërsa studimet tregojnë se bishtajoret mund të ulin nivelin e kolesterolit dhe të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të problemeve.

Ndërsa për sa i përket kalorive, është një leverdi pasi për vetëm 28 gramë merren 33 kalori. Fasulet kanë shumë pak yndyrna dhe pak kolesterol, çka shumë produkte të mishit nuk e kanë.

Por me gjithë këto vlera të pazëvendësueshme për organizmin ato kanë një efekt që mund të quhet negative, shkaktojnë fryrje.

Për personat që vuajnë nga problemet me sistemin tretës, siç është gastriti, ulçera apo urthi e koliti, kjo bishtajore këshillohet që të shmanget.

Më poshtë do të zbuloni sekretin e përgatitjes së tyre në mënyrë që të mos kini këto probleme.

Si fillim duhet që t’i shpëlani mirë fasulet dhe t’i hidhni në një tenxhere me ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe ziejeni për 4-5 minuta.

Largojeni tenxheren nga zjarri dhe lërini fasulet që të qëndrojnë tek uji ku zjenë përgjatë gjithë natës.

Sipas agroweb.org, ditën tjetër, shpëlajini me ujë të ftohtë dhe mbusheni tenxheren përsëri me ujë.

Lëreni të ziejë për 7-10 minuta dhe më pas ndërrojani përsëri ujin. Pasi ta keni mbushur përsëri me ujë dhe fasulet të kenë zierë, vazhdoni me përgatitjen e tyre siç bëni zakonisht.

Kjo metodë arrin të largojë nga fasulet rreth 80% të sheqernave të patretshëm të cilët janë shkaktarët kryesor të fryrjes së organizmit./abcnewsa.l

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!