Atletet e bardha janë miq besnikë në një veshje. Ato kombinohen lehtësisht me çdo stil. Por për t’i mbajtur të bardha ashtu siç i keni blerë, kanë nevojë për një kujdes të veçantë. Megjithatë, ka disa këshilla të thjeshta që e bëjnë më të lehtë pastrimin e tyre.
1.Së pari, përdorni një manikyr të bardhë, me të cilin mund të mbuloni çdo gërvishtje.
2. Merrni një sfungjer dhe shtoni pak uthull për të larguar njollat.
3. Çfarëdo që t’ju thonë, mos i vendosni kurrë në lavatriçe. Me kalimin e kohës fibrat mund të dëmtohen.
4. Përdorni një furçë dhëmbësh të vjetër për të pastruar cepat kur nuk mundeni dot me një leckë.
5. Kur i lani, mund t’i “mbushni” me letër kuzhine brendësinë e tyre, në mënyrë që të thahen më shpejt. /abcnews.al