Si t’i lani siç duhet atletet në lavatriçe?

schedule14:06 - 17 Shkurt, 2022

schedule 14:06 - 17 Shkurt, 2022

Larja e atleteve në lavatriçe është një mënyrë e shpejtë dhe e përshtatshme për t’i pastruar. Megjithatë, duhet treguar kujdes pasi mund të dëmtohen. Si fillim është e rëndësishme që të mos i lani në temperatura të larta, por në 30 gradë.

Nëse keni çanta rrobash, vendosini brenda dhe sigurohuni që t’i hiqni lidhëset e këpucëve përpara çdo larjeje. Gjithashtu, nëse janë shumë të pista, pastrojini përpara se t’i fusni në makinën larëse pasi mund të mos lahen mirë.

Gjithashtu është e rëndësishme që të mos lani më shumë se dy palë në të njëjtën kohë. /abcnews.al