Si t’i lani rrobat e mëndafshit siç duhet në shtëpi

schedule13:37 - 22 Shkurt, 2021

schedule 13:37 - 22 Shkurt, 2021

Mëndafshi është një nga materialet më të preferuara në industrinë e modës. Përparësia e tij kryesore është se duket si një pëlhurë e stilit të lartë, sensuale dhe e shtrenjtë. Veshjet e mëndafshit ofrojnë një ndjesi unike dhe një stil të parezistueshëm por larja e këtij materiali nuk krahasim me pëlhurat e tjera sipas mënyrës së duhur nuk është kaq e lehtë.

Shumica përdorin lavanderinë për të shmangur shkatërrimin e veshjes, megjithatë ka disa truke që duhet t’i dini.  Është më mirë t’i lani veshjet e mëndafshit më vete dhe të mos i përzieni ngjyrat e ndryshme.  Larja duhet të bëhet në mënyrë rigoroze vetëm me ujë të ftohtë.

Shmangni detergjentët e ashpër dhe hidhni pak zbutës rrobash. Në treg mund të gjeni lehtësisht produkte speciale pastrimi për rrobat e mëndafshit. Nëse ka mbetur njollë, provoni ta pastroni vetëm në atë zonë, duke e spërkatur njollën me produktin e duhur dhe fërkojeni me një lecktë të butë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!