Pantallonat e zeza nuk dalin kurrë nga moda. Janë një ndër veshjet më të rehatshme dhe që të gjithë i duan çmendurisht. Megjithatë për t’i kombiuar ato në mënyrën e duhur duhet të dini disa sekrete. Kombinimi i tyre me veshje dhe aksesorë të veçantë, të tilla si një pulovër e qendisur shumëngjyrëshe, një çantë formë gjeometrike apo me një palë këpucë lëkure është padyshim një ide e shkëlqyer.
Gjithashtu, dhe koleksionet e këtij sezoni vjeshtë-dimër përmbajnë modele të ndryshme të pantallonave të zeza: nga ato prej lëkure deri tek modelet e rafinuaa të palazos. Thjesht duhet të gjeni frymëzimin e duhur për të qenë në gjendje t’i kombinoni ato në një mënyrë më kreative. Nëse jeni në kërkim të idsa ideve, këto janë 5 kombinimet super elegante që do t’ju bëjnë t’i dashuroni menjëherë.
Pantallona të zeza lëkure, pulovër dhe atlete
Pantallona të zeza, këmishë xhins dhe çizme deri tek kyçi i këmbës
Pantallona të zeza kadifeje, bluzë me lule dhe mokasina
Pantallona të zeza me bel të lartë, një triko mëndafshi dhe këpucë me takë
Pantallona të zeza cigarette dhe këmishë të bardhë