Si t’i kombinoni këpucët me një fustan të gjatë: 5 kombinime që do t’ju frymëzojnë

schedule22:26 - 11 Shkurt, 2021

schedule 22:26 - 11 Shkurt, 2021

Nuk ka asgjë më të këndshme se sa një fustan i gjatë. Si një veshje elegante, e përshtatshme vetëm për mbrëmje dhe raste shumë të veçanta, mund të konsiderohet një nga bazat e veshjeve femërore. Falë hijeshisë që jep, fustani i gjatë bëhet protagonist i çdo sezoni.

Gjithçka ka të bëjë me kombininimin në mënyrën e duhur, duke filluar nga këpucët. Po, sepse nëse është e vërtetë që fustani i gjatë e “krijon” pamjen, dhe këpucët e gabuara rrezikojnë të prishin imazhin.

Çizme kamoshi me fustan të gjatë

01_LOOK_mix_match_long_dress

Çizmet e kamoshit janë një aleat i vlefshëm për këtë sezon. Së pari, ata na mabjnë ngrohtë dhe së dyti, krijojnë një pamje të papërmbajtshme. Kombinimi me një fustan xhins është gjithmonë një zgjedhje perfekte.

“Çorap” çizme me fustan të gjatë

02_LOOK_mix_match_long_dress

Një fustan me lule mund ta kombinoni lehtësisht me një palë çizme të tilla. Gjithashtu mund ta vishni praktikisht me gjithçka: që nga palltoja e gjatë, çizmet luftarake deri tek xhaketa xhins.

Fustan i gjatë me atlete

05_LOOK_mix_match_long_dress

Në stilin tuaj të rrugës mund të përfshini veshjet e gjata të kombinuata me atlete. Pavarësisht se nëse është një fustan i gjatë saten apo i thurur, rezultati do të jetë thjesht fantastik.

Fustani i gjatë dhe slingback

03_LOOK_mix_match_long_dress

Një fustan i gjatë saten preferohet shumë nga blogeret dhe në fakt është një veshje elegante. Për ta bërë më të sofistikuar, kombinojeni me një palë slingback.

Fustani i gjatë dhe çizme luftarake

04_LOOK_mix_match_long_dress

Ky është padyshim kombinimi më i “nxehtë” i momentit. Çizmet luftarake janë padyshim trendi i këtij sezoni. Për ta zbutur pamjen. kombinojeni fustanin me një palë këpucë të tilla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!