Kujdesi i vetullave në qendra të specializuara është bërë pjesë e pandashme e rutinës sonë të bukurisë!
Ashtu siç caktojmë një takim për sallonin e flokëve apo thonjve, shkojmë edhe në “Brow Bars” dhe kërkojmë ato trajtime të plota që do të na japin vetullat e trasha, të shëndetshme, që ëndërrojmë!
Fatmirësisht ka edhe këto qendra estetike që në shumicën e rasteve vijnë për të shpëtuar situatën para se të arrijmë zgjidhjen e tatuazhit.
Me këtë teknikë, ne arrijmë qime të gjata, të drejta, të shtrira në mënyrë të barabartë dhe duke ruajtur formën e tyre për shumë ditë.
Ne i drejtohemi vetëm profesionistëve seriozë që e njohin shumë mirë teknikën në fjalë dhe kanë zgjedhur me shumë kujdes dhe zell produktet që përdorin./abcnews.al