Si të zgjidhni nuancën e duhur të kremit pudër?

schedule17:38 - 5 Tetor, 2021

schedule 17:38 - 5 Tetor, 2021

Gjetja e fondatinës së duhur është po aq e vështirë sa zgjedhja e xhinseve perfekte. Mund të provoni një tester dhe të shikoni në një ambient të ndriçuar se nëse është nuanca e duhur për ju. Duhet t’i kushtoni vëmendje intensitetit të ngjyrës (të çelët ose të errët), por edhe tonit, pra nëse duket e verdhë ose rozë.

Intensiteti

Duhet të korrespondojë saktësisht me tonin e lëkurës – as më e lehtë dhe as më e errët. Provoni tre tone të ndryshme në pjesën e pëllëmbës tuaj. Zgjidhni atë që është pothuajse i padallueshëm.

Toni

Për të kuptuar nëse ngjyra e lëkurës tuaj ka një nuancë në rozë ose të verdhë, mendoni se si lëkura juaj reagon ndaj diellit. Nëse nxiheni lehtë, ju përshtaten tonet e verdha, të tilla si mjaltë, karamel. Nëse skuqeni, nuancat bezhë-rozë (fildishi, trëndafili i thartë) janë më të mirat për ju. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!