Si të ushqehemi kur kemi nje sëmundje kanceroze

schedule11:09 - 5 Janar, 2021

schedule 11:09 - 5 Janar, 2021

Nga PhD.MD.Albana Daka*

Gjatë trajtimeve onkologjike ka ushqime që preferohen dhe ushqime që duhen shmangur. Le të shohim së bashku se cfare eshte pro dhe kundër të ushqyerit e pacientëve me kancer duke filluar me peshk, bishtajore dhe erëza.

Për ata që përballen me trajtim të kancerit, përzgjedhja e ushqimit, së bashku me shpërndarjen e tij gjatë gjithë ditës, mund të jetë thelbësore për t’u marrë me sëmundjen, për të përballuar efekte anësore dhe për të luftuar rigjenerimin ose rishfaqjen e tumorit.

Pacientët me kancer: Çfarë të hanë dhe çfarë jo?
Nuk rekomandohet mishi i kuq dhe i bardhë (përfshirë sallamet), si dhe peshqit e mëdhenj. Gjithashtu duhen shmangur qumështi dhe produktet e qumështit, sheqernat e rafinuar dhe komplekse, makaronat e grurit , patatet, domatet, patëllxhanët, kunguj, speca, banane. Gjithashtu kujdes duhet treguar nga pijet e gazuara. Ushqimet qe duhen shmangur mund ti zevendesojm. me peshq te vegjel, bishtajore, manaferra, vezë, bukë dhe makarona integrale, drithëra te lashta si hikerr .

Qumeshti i orizit gjithashtu mund te konsumohet.  Rekomandohen yndyrna të “mira” si vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe ato të frutave të thata dhe gjithashtu vera e kuqe e shoqeruar me ushqimin e vaktit.

Në terapitë onkologjike, ushqimi i drejtuar është po aq i rëndësishëm sa edhe kimioterapia e moduluar mirë, prandaj është thelbësore të ruash ose të rikuperosh një gjendje të shkëlqyeshme ushqyese.

Përveç kësaj, disa erëza nuk duhet të mungojnë në ushqimet e atyre që trajtohen kundër kancerit: shafran i Indisë, xhinxherit, piper, nenexhik kanë efekte të fuqishme anti-nauze dhe anti-lodhje, si dhe imunomoduluese.
Farat e susamit dhe lulekuqes janë gjithashtu shumë të rëndësishme, thelbësore për një shtesë të saktë të kalciumit.

*Mjeke laboratori-nutricioniste