Si të trajnojmë trurin që të mos shqetësohemi më

schedule11:10 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:10 - 2 Korrik, 2020

Të shqetësohesh është një e keqe e panevojshme kur bëhet fjalë për shëndetin tonë mendor. Disa mendojnë se shqetësimi shërben si  një qëllim për trurin, përshembull si të na ndihmojë të mësojmë nga përvojat e kaluara dhe të përgatitemi për përvoja të reja. Qoftë e mirë apo e keqe, shqetësimi  pushton trurin tonë ndërsa  ne përqendrohemi në një të ardhme që nuk mund ta kontrollojmë, shkruan Power of Positivity.

Depresioni përqendrohet në ngjarjet e kaluara që ne dëshirojmë të ndryshojmë dhe jo në ngjarjet e ardhshme për të cilat ne nuk kemi kontroll. Më e rëndësishmja, është që në vend që të shqetësohemi ne duhet të marrin masa duke u përgatitur për çfarëdo lloj problemi që na shqetëson.  Ky artikull paraqet disa mënyra se si mund ta trajnojmë trurin tonë për të përballuar shqetësimet, raporton abcnews.al

1.Shkruani shqetësimet tuaja diku

Ndërkohë që jeni duke u përpjekur për të trajnuar trurin që të përballojë shqetësimet, kjo teknikë mund të jetë më e vlefshme. Nëse truri juaj nuk pushon as gjatë natës duke menduar për diçka,  filloni shkruani mendimet tuaja në një letër. Ky veprim i lejon trurit tonë të qetësohet dhe të mos harxhojë energji me mendime kryesisht negative.

Me fjalë të tjera, ju në thelb i thoni trurit tuaj, “Kjo është shumë e rëndësishme për tu shkruar.”

2.Meditoni

Meditimi mund të ndihmojë në trajnimin e trurit tuaj për qetësuar veten. Studiuesit në revistën Psychosomatic Medicine studiuan efektet e meditimit dhe zbuluan se meditimi është veçanërisht i mirë për uljen e ankthit. Edhe pse disa njerëz besojnë se nuk kanë kohë për të medituar, meditimi është aq i thjeshtë sa mjafton të mbyllni sytë  për 30 sekonda, raporton abcnews.al

Edhe nëse  meditoni, mendimet tuaja negative mund të jenë tek ju megjithatë kjo është normale. Ata që zotërojnë artin e kontrollit të trurit kanë rekomanduar që mendimet negative duhet t’i shohim si re të zeza që shfaqen dhe më pas zhduken.

Trajnoni trurin dhe mendjen tuaj të kontrolloj shqetësimin

Shqetësimet janë mënyra si truri juaj mëson të mbijetojë duke aktivizuar natyrën tonë luftarake. Nëse pranë jush kalon diçka për të cilën ju frikësoheni do reagoni menjëherë. Kjo reagim është e njëjta gjë që i ndodh trupit tuaj kur shqetësoheni, vetëm në një nivel shumë më të ulët për një periudhë më të gjatë kohore.

I njëjti studim në revistën Psychosomatic Medicine zbuloi se trajnimi i mendjes, nga ana tjetër, është shume i mirë për ju, veçanërisht kur trupi juaj ndjen simptoma ankthi. Nëse trupi juaj ndjen më pak simptoma fizike të stresit , mendja juaj e interpreton këtë fakt si diçka më pak për tu shqetësuar.

Mos të harrojmë se ushtrimet fizike ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, që është një tjetër simptomë fizike e stresit në trup.  Nëse e ndjeni se jeni në gjendje ankthi dilni jashtë dhe qetësohuni për 10 minuta./abcnews.al