“Dëshiron të studiosh në Amerikë dhe nuk di nga t’ia nisësh? Eja në Piramidë, sepse tashmë do të jetë e hapur një qendër e cila do të informojë falas të gjithë të rinjtë që duan të pranohen në një nga qindra universitetet amerikane”
Qendra Education USA u hap në praninë e shefit të ambasadës amerikane, David Wisner.
“Arsimi i lartë në SHBA tërheq më të mirët dhe më zgjuarit nga e gjithë bota. Mbështetja e studentëve ndërkombëtar është një prioritet kryesor i ambasadës sonë dhe i vetë Departamentit të Shtetit. Në një botë më të ndërlidhur, teksa studentët shqiptarë do të shkojnë në në SHBA, kjo do të farkëtojë të ardhmen e Shqipërisë, por gjithashtu duke studiuar ju jashtë, edhe amerikanët mund të përfitojnë nga kjo lidhje dhe të mësojnë më shumë për Shqipërinë. Do i doja të riprezantoja me Aidën. Ajo është personi që do ofrojë këshillim të personalizuar për studentët që duan të studiojnë në SHBA”, tha ai.
Esra Egro është gjimnaziste tek shkolla Sami Frashëri dhe ka ardhur për tu këshilluae si të aplikojë sukseshëm në një universitet amerikan.
Në vitin akadamik 2022-2023 në Amerikë janë pranuar një milion studentë ndërkombëtarë, përfshirë edhe nga Shqipëria. Numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara ishte më i larti mes vendeve të Ballkanit Perëndimor – dhe u rrit me 6 përqind. Vitin e fundit u regjistruan plot 1087 të rinj./abcnews.al