Dhimbja e këmbëve është një simptomë e zakonshme tek njerëzit. Shkaqet janë të shumta si mosha, këpucët jo të duhura, diabeti ose probleme të tjera shëndetësore. Për fat të mirë, ka shumë gjëra që mund t’i provoni duke përdorur disa përbërës që i keni në shtëpinë tuaj.
Uji i ftohtë dhe i nxehtë
Alternimi i ujit të nxehtë dhe të ftohtë mund të jetë efektiv në trajtimin e dhimbjeve në këmë. Uji i nxehtë stimulon rrjedhën e gjakut ndërsa ai i ftohtë zvogëlon inflamacionin. Zhytini këmbët në dy legenë, njërin me ujë të nxehtë dhe tjetrin me ujë të ftohtë zhytini dhe mbajini për tre minuta.Më pas bëni të njëjtën gjë me të ftohtin për të paktën 10 sekonda ose deri në një minutë. Përsëriteni të gjithë procesin dy ose tre herë, shkruan abcnews.al.
Uthull
Uthulla përdoret në trajtime të ndryshme dhe mund të lehtësojë dhimbjen e këmbëve për shkak të ndrydhjeve, pasi zvogëlon inflamacionin. Në një legen me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë uthull. Mund të përzieni dhe kripë dhe më pas zhytini këmbët për rreth 20 minuta.
Akull
Akulli zvogëlon dhimbjen dhe ënjtjen në këmbë. Vendosni një sasi të vogël akulli në një qese të vogël plastike dhe masazhoni zonën e prekur me lëvizje rrethore. Temperatura e ulët do të mpijë përkohësisht mbaresat nervore në zonën e dhimbjes dhe do t’ju japë lehtësim. Do të zvogëlohet edhe ënjtja.
Vaj karafili
Karafili është veçanërisht i efektshëm në trajtimin e dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të kyçeve, kërpudhave të thonjve dhe dhimbjeve të këmbëve, pasi përmirëson qarkullimin e gjakut. Masazhoni këmbët me vaj karafili, pasi do të stimulojë rrjedhën e gjakut dhe do të relaksojë muskujt.
Speci i kuq
Speci i kuq është një burim i pasur i kapsaicinës, e cila lehtëson dhimbjet e muskujve, artritin, tendosjen e muskujve, dhimbjet e shpinës dhe madje edhe dhimbjet e këmbëve. Hidhni tek çorapet pak pluhur nga speci i kuq pasi do kjo do t’ju ndihmojë t’i mbani këmbët të ngrohta. /abcnews.al