Si të përmirësoni cilësinë e ajrit në shtëpi? Sekreti që duhet të dini

schedule13:16 - 24 Janar, 2021

schedule 13:16 - 24 Janar, 2021

Të jetosh në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm është vërtet e dobishme për secilin prej nesh. Një pjesë të mirë të ditës e kalojmë në shtëpi, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje pastërtisë dhe rendit. Por përveç pastrimit, duhet të vendosni një objekt në shtëpi që ndihmon në përmirësimin e ajrit.

Bëhet fjalë për bimët, madje dhe një e vetme është e mjaftueshme nëse nuk keni hapësirë. Bimët nuk duhet të mungojnë kurrë në shtëpi, është një zakon i mirë dhe i shëndetshëm që duhet të përvetësohet për pastrimin e ajrit. Mund të duket e çuditshme por mund të ketë ndotës në shtëpi që ndikojnë tek cilësia e ajrit por bimët janë në gjendje ta filtrojnë.

Imagjinoni aromat e lëshuara nga detergjentët që përdorni për pastrim, prandaj këshillohet që gjithmonë të zgjidhni produkte detergjent me formulime natyrore. Pra, nëse deri më tani gjithmonë keni përjashtuar idenë e vendosjes së bimëve në shtëpi, është koha e duhur të shkoni te një luleshitës dhe t’i blini ato. /abcnews.al