Si të pastroni ekranin e televizorit pa e dëmtuar atë

schedule18:32 - 15 Maj, 2022

schedule 18:32 - 15 Maj, 2022

Televizori duhet të pastrohet për të hequr papastërtitë që grumbullohen me kalimin e kohës. Ky proces ndihmon gjithashtu në ruajtjen e cilësisë së mirë të imazhit të ekranit, e cila është pjesa më e ndjeshme e pajisjes dhe kërkon kujdes të veçantë.

Televizorët modernë kërkojnë më shumë kujdes. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm se çfarë lloji pastruesi përdorni. E rëndësishme është që ta fikni televizorin përpara se ta pastroni, jo vetëm për siguri por do t’i shihni më mirë njollat në ekran.

Rekomandohet që të përdorni një copë me mikrofibër pasi zvogëlon mundësinë e gërvishtjeve apo dëmtimeve. Shmangni pecetat dhe materialet e tjera që mund të përmbajnë fibra që janë shumë të vrazhda për ekranin.

Edhe nëse planifikoni të pastroni një televizor të vjetër, një leckë me mikrofibër është zgjidhja më e mirë. Mund të përdorni edhe një leckë elektrostatike. Gjithashtu nuk duhet të ushtroni presion gjatë pastrimit pasi dëmtohet ekrani.

Asnjëherë mos e spërkatni produktin pastrues direkt në ekran

Së pari spërkatni leckën dhe më pas filloni ta fshini. Gjithashtu, duhet ta fshini ekranin me lëvizje horizontale apo vertikale dhe asnjëherë në formë rrethi sepse kështu mbeten më shumë njolla. Në fund fare, fshijeni me një leckë plotësisht të thatë.

Si të pastroni njollat ​​e forta?

Nëse njolla të forta kanë mbetur në ekran, provoni t’i hiqni ato me një përzierje me ujë të distiluar dhe detergjent të butë enësh. Asnjëherë nuk duhet të përdorni kimikate të forta. Amoniaku është përbërësi kryesor që do të dëmtojë përgjithmonë ekranin.

Bëni vetë një pastrues ekrani

Edhe pse në treg ka shumë pastrues, është më lirë të bësh diçka të tillë në shtëpi. Përzieni ujin e distiluar me uthull në një raport 1: 1, vendoseni në një shishe me spraj dhe kaq. Mos përdorni ujë rubineti sepse përmban minerale që mund të gërvishtin ekranin, uji i distiluar është shumë më i butë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!