Nutricionisti Altin Joka, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për problemet me arteriet, si shkaktarët që çojnë në bllokimin e enëve të gjakut.
“Kur fillon ngushtohen arteriet aty fillon edhe problematika. Shkaktarët janë dëmtimi i endotelit, që është një shtresë e hollë qelizore që formon një pengesë dhe bllokon gjithë elementët dhe substancat. Kolesteroli i lartë po ashtu është një tjetër faktor, pasi rritja e kolesterolit të keq sjell një problem më të madh të bllokimi i arterieve. Edhe tensioni i lartë, po ashtu është një tjetër faktor, dhe konsumimi i duhanit që dëmton edhe procesin e oksigjenimit në trup. Diabeti po ashtu krijon një stres të vazhdueshëm dhe është një nga thelbësoret e bllokimit të arterieve”, tha më tej ai.
Gjatë intervistës, këshilloi që të tregohet kujdes, në mënyrën e të ushqyerit pasi është i vetmi ilaç fiziologjik për trupin tonë.
“Duhet të heqim njëherë gjërat më të dëmshme që shkaktojnë bllokimin e arterieve. Fillimisht sheqeri, ushqimet e përpunuara, duhet të ulim stresin, fjetja e shëndetshme, konsumimi i ujit, agjërimet e shpeshta. Grupet e ushqimeve janë fruta perimet, janë shumë të mira, japin nivel të lartë të vitaminave, drithërat e plota, por jo buka.”, u shpreh ai.
/abcnews.al/

