Si të parandaloni këputjen e flokëve? Kujdesi që duhet treguar gjate dimrit

schedule15:21 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 15:21 - 2 Dhjetor, 2022

Këputja e flokëve është një fenomen me të cilin shumica prej nesh përballen në një moment të caktuar të jetës. Këputja e flokëve nuk është e njëjtë me rënien e flokëve. Është normale të humbasësh rreth 50-100 fije flokësh në ditë. Këshillat që duhet të ndiqni që të shmangni këtë problem:

Kini kujdes se si i thani flokët

Kushdo që ende i than flokët me një peshqir duke i fërkuar, bën një gabim të madh. Një peshqir me mikrofibër apo edhe një copë pambuku do të funksionojë për të parandaluar këputjen.

Provoni një trajtim me ujë orizi

Uji i orizit është plot me lëndë ushqyese që forcojnë dhe rigjenerojnë flokët si aminoacide, acid folik dhe niacin. Merrni një filxhan oriz dhe përziejeni me dy gota ujë. Kullojeni ujin e orizit pas 24 orësh, më pas hidheni në një shishe dhe vendoseni në frigorifer derisa të jetë gati për t’u përdorur.

Përdorni shampon në mënyrën e duhur

Jo vetëm që është thelbësore të përdorni një shampo pa sulfate që nuk ka përbërës të ashpër, por edhe mënyra se si e përdorni është po aq e rëndësishme. Shampoja duhet të aplikohet vetëm në lëkurën e kokës dhe jo në të gjithë gjatësinë e flokëve. Sasia e shampos që përfundon në fijet tuaja është e mjaftueshme për të hequr çdo papastërti nga flokët tuaj. Në përgjithësi, gjetja e një shampoje që ka përbërës hidratues për flokët tuaj është thelbësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!