Dhimbja e gjunjëve është një nga dhimbjet më të zakonshme që shkakton probleme afatshkurta dhe afatgjata. Faktorët kryesorë që shkaktojnë dhimbje gjunjësh janë artriti, ndrydhjet, sforcimet ose dëmtimet. Për trajtimin e tyre ka disa mënyra dhe njëra është edhe ushtrimi fizik.
Kur ushtroni rregullisht, kjo ju ndihmon të ngadalësoni progresin e artrozës, e cila është shkaku i zakonshëm i dhimbjes në gju. Për më tepër, aktiviteti fizik është thelbësor për shëndetin normal të indit të kërcit. Ushtrimet gjithashtu ndihmojnë në forcimin e mbështetjes së trupit për nyjet e tij.
Nëse përjetoni dhimbje të kyçeve, kushtojini vëmendje gjimnastikës në ujë, pasi përfitimet e saj vijnë pa u lodhur në gjunjë./e.b-abcnews.al