Si të menaxhojnë armatimet, ushatarakët amerikanë u mësojnë “hiletë” shqiptarëve

schedule10:08 - 22 Nëntor, 2021

schedule 10:08 - 22 Nëntor, 2021

Forcat e Armatosura shqiptare janë trajnuar me komandën europiane të SHBA në lidhje me menaxhimin e stokut fizik të sigurisë në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA në vendin tonë. Ajo thekson se kursi trejavor që zhvillohet nga këshilltarët ushtarakë amerikanë fokusohet në përdorimin e duhur të municioneve dhe rezervave ushtarake.

“Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura Shqiptare bashkëpunuan për të zhvilluar kursin e parë të Menaxhimit të Stokut Fizik të Sigurisë në Shqipëri. Ky kurs trejavor nga këshilltarë ushtarakë amerikanë, u fokusua në ruajtjen dhe përdorimin e duhur të municioneve dhe rezervave ushtarake.

Instruktorë nga programi humanitar i Komandës Europiane për Veprimin ndaj Minave dhe Forca Ajrore e ShBA mësuan studentë nga Forcat Tokësore Shqiptare dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në një përpjekje për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme dhe për të shkëmbyer ekspertizën. Ruajtja dhe trajtimi i duhur i municioneve ushtarake janë thelbësore për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë”, thekson ambasada e SHBA. /Abcnews.al