Si të mbroheni nga kimikatet që mund të përmbajnë rrobat tuaja

schedule09:51 - 7 Nëntor, 2020

schedule 09:51 - 7 Nëntor, 2020

Një term i ri mjekësor duket se është ai që do ta dëgjojmë gjithnjë e më shpesh. MCS, ose ndryshe ndjeshmëri e shumëfshitë kimike, ndodh në një përqindje të madhe të popullsisë dhe diagnozat janë rritur me 300 përqind në dekadën e fundit.

Njerëzit që kanë MCS janë shumë të ndjeshëm ndaj aromatikëve, parfumeve dhe ngjyrave. Ajo për të cilën mund të mos jeni në dijeni deri më sot është se shumë prej rrobave që zgjedhim të veshim përmbajnë substanca të ndryshme toksike që shpesh shkaktojnë reaksione të rënda alergjike.

Në fakt, shumë të sëmurë janë të detyruar të lënë rrobat e tyre jashtë në shi dhe diell për muaj në mënyrë që të largojnë të gjitha kimikatet nga pëlhura. Kjo mund të tingëllojë ekstreme, por ajo që duhet të na shqetësojë shumë është fakti se numri i njerëzve me ndjeshmëri të shumtë kimike po rritet me shpejtësi çdo vit.

Blini rroba duke patur parasysh markën dhe jo materialin

Disa njerëz mendojnë se mund të jenë të sigurt duke shmangur materialet sintetike, por ky nuk është një rregull i saktë. Testet kanë gjetur mbetje toksike edhe në mostrat e pambukut.

Shmangni imitimet e lira

Këto produkte zakonisht janë plot me substanca toksike dhe materiale me origjinë të panjohur dhe për pasojë ekziston një rrezik i lartë i alergjive dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës.

Lani rrobat tuaja të reja mirë para se t’i vishni ato

Shumë nga kimikatet që përmbajnë rrobat tuaja do të fillojnë të dalin gjatë larjes së parë, por nëse jeni veçanërisht të ndjeshëm mund të duhen deri në 20 larje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!