Read More…

"/>

Si të mbrohemi nga aksidentet rrugore

schedule10:30 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 10:30 - 28 Dhjetor, 2021

Nga Edi Oga

Vjekja nga aksidentet në rrugë, është më e pangushëllueshmja nga të gjitha mënyrat e humbjes së jetës njerëzore! Imagjinoni, një familje e tërë ka bërë plane për pushime dhe niset për të shkuar atje, befas… baaam… tre të vdekur në vend dhe i katërti që ndërron jetë në spital! Sa hap e mbyll sytë, u shua një familje e tërë!

A nuk është e tmerrshme?!

A mund të ketë dhimbje më të madhe?!

A ka ngushëllim për këtë rast?

Kjo tragjedi mund t’i ndodhë kujtdo, mua, ty, tjetrit, por për fat, në një masë shumë të madhe ajo është e evitueshme!

Ja çfarë duhet të bëjmë që të mos shkaktojmë një aksident:

  1. Të sigurohemi që makina që ne ngasim është në gjendje normale pune.
  2. Të ngasim makinën duke respektuar çdo detaj, çdo rregull dhe çdo shenjë qarkullimi.
  3. Të mos nxitojmë dhe të evitojmë parakalimet e gabuara.
  4. Të mos përdorim celularin duke ngarë makinën.
  5. Të mos kapim timonin në rast se kemi konsumuar alkool apo drogëra.
  6. Të sigurohemi që kemi fjetur mjaftueshëm për të përballuar rrugën.

Nëse këto rregulla të thjeshta i kërkojmë tek vetja, zvogëlohet në maksimum mundësia që të godasim të pafajshëm, të marrim jetët e të tjerëve dhe të përkeqësojmë ndjeshëm jetën tonë!

Akoma më e rëndësishme është që këto rregulla t’i kërkojmë tek të tjerët, sepse është edhe më e rëndë të jesh viktimë në një aksident, ku i vetmi faj yti është fakti që je në rrugë me makinën tënde! Në fakt, ne si qytetarë këtë detyrë ia kemi ngarkuar policisë rrugore, por ajo pak mund të bëjë nëse ne i shkelim ato rregulla sistematikisht, madje edhe me ndërgjegje!

Jeta na jepet vetëm një herë. Është gjynah ta lëmë atë rrugëve!

Le t’i ngasim makinat me mend në kokë dhe ta kapim të gjithë Vitin e Ri!

Gëzuar! Qoftë 2022-shi një vit i mbarë për të gjithë!

/abcnews.al