Si të lani çorapet e bardha? Këta përbërës shtëpiak janë një shpëtim

schedule18:24 - 23 Shkurt, 2022

schedule 18:24 - 23 Shkurt, 2022

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është që çorapet të qëndrojnë të bardha dhe sa shpejt marrin një ton të shëmtuar gri. Përpara se t’i hidhni dhe të filloni të blini të reja, mund të jetë më mirë të provoni një truk që po përhapet me shpejtësi në internet.

Ujë me kripë

Kripa nuk është e dobishme vetëm në kuzhinë. Mund të përdoret edhe në banjë. Për shembull, për të rikthyer bardhësinë e dikurshme me çorape gri. Mjafton t’i lini çorapet për një orë në ujë me kripë dhe më pas t’i lani si zakonisht.

Sodë buke me limon

Soda e bukës me limon do të rikthejë ngjyrën e bardhë së çorapëve. Zhytini ato në ujë të ngrohtë dhe më pas hidhni sodë buke dhe lëng limoni. Lërini për 15 minuta, fërkojini mirë dhe më pas lani si zakonisht.

Uthull

Jo vetëm që do të rikthejë ngjyrën e mëparshme, por do të ketë edhe një efekt antibakterial. Përveç kësaj, uthulla zbut pëlhurat, kështu që çorapet do të jenë të këndshme në prekje. Thjesht lajini ato në ujë me uthull. /abcnews.al