Ka më shumë se 3 miliardë njerëz që vuajnë nga problemet e dhëmbëve në të gjithë botën dhe numri është rritur me shpejtësi gjatë viteve të fundit. Dhimbja e dhëmbit është diçka që të gjithë e kemi provuar në të kaluarën dhe ka dhjetëra shkaqe që mund të çojnë në një dhimbje dhëmbi. Bright Side rendit disa “ilaçe” shtëpiake që mund të lehtësojnë një dhimbje dhëmbi.
Vaj karafili
Vaji i karafilit ka një larmi përfitimesh shëndetësore, megjithatë, është më i famshëm për zvogëlimin e dhimbjes së dhëmbit. Karafilët përdoren në mjekësinë kineze si ilaç për të mpirë nervat. Një nga elementët kryesorë kimikë të erëzës është Eugenol i cili konsiderohet si një anestetik natyral.
Sidoqoftë, vaji i karafilit duhet të përdoret me shumë kujdes. Për shembull, derdhja e vajit të karafilit direkt në zonën e prekur, në fakt, mund të përkeqësojë simptomat dhe të irritojë gjuhën dhe mishrat e ndjeshëm të dhëmbëve. Shtoni dy pika vaji në pambuk dhe vendoseni tek dhëmbi.
Kripë deti
Kripa e Detit Kelt është e njohur për përfitimet e shumta shëndetësore si forcimi i imunitetit, rregullimi i rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, alkalizimi i trupit dhe lehtësimi i dhimbjes së dhëmbit. Kripa e detit përmban veti natyrore antibakteriale që do të lehtësojnë simptomat e një dhimbje dhëmbi të shkaktuar nga sëmundja e mishit të dhëmbëve dhe vrasin bakteret që janë duke shkaktuar një infeksion. Në një gotë me ujë të ngrohtë hidhni një lugë me kripë dhe shpërlani gojën me të.
Bustinat e çajit me mente
Bustinat e çajit të mentës mund të përdoren si një zgjidhje e përkohshme për një dhimbje dhëmbi duke e mpirë dhe duke qetësuar mishrat. Ato përdoren shpesh për të qetësuar lëkurën dhe mishrat e ndjeshëm dhe të irrituar. Për më tepër, menta ka veti mpirëse të cilat janë analoge me vajin e karafilit dhe është shumë efektive kur bëhet fjalë për lehtësimin e një dhimbje dhëmbi. Merrni një bustinë çaji të përdorur dhe lëreni të qetësohet, pastaj vendoseni në zonën e prekur për gjysmë ore.
Qepa
Qepët kanë shumë veti antimikrobike dhe anti-inflamatore që mund të vrasin mikrobet në zgavrat e gojës, të parandalojnë përhapjen e tyre dhe të shmangin prishjen e dhëmbëve. Ata gjithashtu mund të vrasin bakteret që shkaktojnë infeksione dhe ndalojnë gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve, gjë që e bën atë një ilaç ideal në shtëpi për lehtësimin e dhimbjeve, shërimin e mishrave të irrituar dhe parandalimin e prishjes së dhëmbit. Prisni një copë të madhe qepë dhe filloni ta përtypni në zonën e prekur derisa të zbehet shija e fortë e saj.
Kompresat e ftohta
Përdorimi i kompresave të ftohta është një metodë e vjetër për lehtësimin e dhimbjeve kur bëhet fjalë për çdo lloj shqetësimi. Duke aplikuar akull në zonën e prekur, ajo mund të mpijë nervat që ju shkaktojnë dhimbje dhe të zvogëlojë ënjtjen dhe inflamacionin.
Për më tepër, akulli gjithashtu bën që enët e gjakut të tkurren në mënyrë që të mos lejojnë gjak të mjaftueshëm të kalojë, duke e bërë kështu dhimbjen më pak të fortë. Mos aplikoni akull direkt në dhëmbin e irrituar sepse kjo mund ta bëjë dhimbjen shumë më të fortë. Sigurohuni që të mbështillni një copë leckë për ta mbrojtur atë.
Trumza
Mund të përdoret si antiseptik dhe dezinfektues. Mund të vrasë gjithashtu mikrobe dhe të përdoret si qetësues i dhimbjeve. Për më tepër, trumza është një nga përbërësit kryesorë të Listerine sepse ka aftësinë të vrasë mikrobet që shkaktojnë erën e keqe të gojës. Shtoni 4 pika vaj trumze në një copë pambuku dhe më pas shtoni 2 pika ujë sipër. Aplikojeni në zonën e prekur për 10 minuta.
Hudhra
Hudhra është një burim i shkëlqyeshëm i kimikateve fitokimike, të cilat janë përgjegjëse për luftimin e infeksioneve të ndryshme dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Hudhra ka aftësinë të vrasë bakteret e dëmshme në gojë që shkaktojnë pllaka dhe mund të veprojë si një qetësues efektiv i dhimbjeve. Për më tepër, hudhra përmban allicin i cili parandalon prishjen e dhëmbëve dhe vrasin mikrobet që shkaktojnë dëmtimin e tyre. /abcnews.al