Drita e diellit nuk ndikon vetëm në humorin tonë por edhe në rritjen e bimëve që keni në shtëpi. Kujdesi ndaj tyre nuk është i lehtë. Faktorë të tillë si drita, vendndodhja, uji, toka, vazoja luajnë një rol dhe sigurisht, çdo bimë është e ndryshme, me nevoja të ndryshme. Dihet se bimët varen nga fotosinteza dhe gjatë dimrit kanë nevojë për më shumë dritë pasi dita bëhet më e shkurtër.
Disa bimë mund të përballojnë më pak dritë, ndërsa të tjerat mund të kenë nevojë për ndihmën e një llambe. Nëse mbështeteni vetëm në rrezet e diellit, mund t’ju duhet t’i zhvendosni bimët tuaja në një vend më të mirë në dimër. Sipas stylist.co.uk ka një tregues që bimët tuaja kanë nevojë për më shumë dritë. Kur bimët nuk marrin dritën që u nevojitet, ata përpiqen të shtrihen drejt burimit të dritës.

Kjo do të thotë, nëse bima juaj fillon të anohet në njërën anë, duke u përpjekur të arrijë një burim drite, është koha ta zhvendosni në një vend më të ndritshëm. Një shenjë paralajmëruese se bima nuk po merr dritën e duhur është zgjatja e saj. Kjo ndodh kur një bimë rritet shpejt duke kërkuar dëshpërimisht një burim drite.
Nëse vëreni se gjethet e tyre janë bërë si një letër e imët, atëherë duhet t’i ndryshoni patjetër pozicionin. Një vend i mirë për bimët gjatë dimrit është një dritare me pamje nga jugu ose perëndimi, pasi do të qëndrojë me diell gjatë gjithë ditës. /abcnews.al

