Si të kontrolloni nëse dikush ju ka vjedhur fjalëkalimin

schedule04:39 - 10 Shtator, 2022

schedule 04:39 - 10 Shtator, 2022

Fjalëkalimet tona nuk janë 100% të sigurta dhe ekziston gjithmonë rreziku që ato të zbulohen nëpërmjet sulmeve të drejtpërdrejta ndaj llogarive ose shërbimeve online që ruajnë të dhënat e përdoruesve. Prandaj, është e nevojshme që të kontrolloni nëse fjalëkalimi juaj është vjedhur.

Have I Been Pwned është një sajt i besuar i lançuar në vitin 2013 nga Troy Hunt, Drejtor Rajonal i Microsoft. Është një website mjaft i popullarizuar në botën e sigurisë kibernetike për zbulimin e ndërhyrjeve, vjedhjen e të dhënave dhe edukimin e profesionistëve të teknologjisë.

Përdorimi i shërbimit është shumë i thjeshtë dhe plotësisht falas. Vizitoni faqen zyrtare të internetit Have I Been Pwned dhe shkruani adresën tuaj të emailit ose numrin e telefonit (me kodin e zonës). Brenda pak sekondash , ju do të dini detajet e çdo shkeljeje të privatësisë ku të dhënat tuaja janë komprometuar.

Kjo faqe ka mjete të tjera të kontrollit të sigurisë. Për shembull, “Pwned Passwords” i lejon përdoruesit të fusin vetëm një fjalëkalim dhe të shohin sa herë është vjedhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!