Si të kombinoni ngjyrën jeshile në shtëpinë tuaj

schedule12:05 - 1 Tetor, 2021

schedule 12:05 - 1 Tetor, 2021

Jeshilja është një nga ngjyrat e preferuara për dekorimin dhe lyerjen e mureve të brendshme të shtëpisë. Është, ndër të tjera, ngjyra e natyrës, relaksit dhe qetësisë. Pra, nëse dëshironi energji pozitive në jetën tuaj të përditshme, zbuloni se cilat janë kombinimet më të mira të ngjyrave.

1.Ngjyrë ulliri dhe kafe

 

Ngjyra e ullirit e kombinuar me  ngjyrën kafe janë një nga kombinimet më të preferuara. Ky është një kombinim unik i  ngjyrave të natyrës që do t’i përshtatet më së miri stilit tuaj të jetesës, nëse preferoni stilin tradicional.

Nëse dëshironi ta përshtatni këtë kombinim ngjyrash në një stil më modern dekorimi mund të zgjidhni nuanca më të buta të ngjyrës kafe për mobiliet.

2.Kombinimi i ngjyrës jeshile dhe blu

 

Cila ngjyre përputhen me jeshilen, nëse jo ngjyra blu? Ngjyra jeshile e natyrës dhe blu e qiellit simbolizojnë përkushtimin dhe stabilitetin.

Ashtu si jeshilja, bluja përcjell ndjenja të ekuilibrit dhe harmonisë. Nëse keni një zyrë në dhomën tuaj të gjumit duhet të dini se bluja përfaqëson njohuri dhe favorizon të të mësuarit. Prandaj, është zgjedhja e duhur për këtë hapësirë, raporton abcnews.al

Jeshile dhe e verdhë

 

Ngjyra jeshile dhe e verdhë  janë një kombinim mjaft i njohur ngjyrash. Nëse doni ndryshime të mëdha që do t’ju ​​rikthejnë humorin, mos hezitoni të guxoni.  Ju mund të lyeni murin me ngjyrë jeshile për një ambient më të ndriçuar.

Mente dhe ngjyrë gri

Nëse po pyesni “me çfarë ngjyre përputhet ngjyra e nenexhikut” ky kombinim do t’ju lërë pa fjalë. Ngjyra e nenexhikut është një opsion që kombinohet lehtësisht me shumë modele. Pra, pavarësisht nëse dëshironi të shtoni disa nuanca ngjyrash nuk do të përballeni me asnjë problem për t’i kombinuar ato.

Gjithashtu, roza kuarci është një nuancë tjetër shumë e preferuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!