Mimi Luzon është estetistja e motrave modele Bella dhe Gigi Hadid. Ajo është një ndër të parat që u ka aplikuar atyre maskat prej ari 24 karat klientëve të saj, megjithatë, ajo ka dhe një maskë tjetër të lirë që e përdor për motrat Hadid.
Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë maskën e preferuar që përdor për të pastruar fytyrën e klientëve të saj.
Maska përfshin avokado, kakao dhe mjaltë. Është një maskë plot antioksidantë dhe vepron si anti-inflamator, duke siguruar një shkëlqim të fortë. E vetmja gjë që duhet të bëni është të shtypni avokadon dhe ta përzieni me një lugë gjelle pluhur kakaoje dhe një lugë mjaltë. Masën e përgatitur aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas lajeni me ujë të bollshëm. Rezultati; një lëkurë e shëndetshme, e butë dhe me shkëlqim./e.b-abcnews.al