Si të kaloni një ditë me borë në mënyrë perfekte, sipas shenjës suaj të Horoskopit

schedule09:42 - 8 Shkurt, 2022

schedule 09:42 - 8 Shkurt, 2022

Dita është ideale për të qendruar në shtëpi dhe afër oxhakut, por është gjithashtu një rast i mirë për t’u bërë sërish fëmijë, për të dalë për një luftë dëbore. Çdo shenjë e Horoskopit ëndërron të kalojë ndryshe stuhinë e borës që po vjen!

Nëse, për shembull, jeni Demi ose Peshorja, kjo është arsyeja më e mirë për të qëndruar nën mbulesa gjatë gjithë ditës, duke parë nga dritarja peizazhin e bardhë.

Por le të shohim në detaje se si planifikoni ta kaloni këtë ditë, sipas shenjës suaj të horoskopit.

Dashi: Plane për arratisje me miqtë

Ju pëlqen gjithmonë të bëni një plan, veçanërisht në një ditë si kjo. Tashmë keni bërë një plan të përgjithshëm se ku mund të shkoni me miqtë tuaj për të shijuar më shumë borën pasi jeni të famshëm për aftësitë tuaja organizative.

Demi: Batanije, libra dhe çokollatë e nxehtë

Si një adhurues i rehatisë dhe mirëqenies, e vetmja gjë e sigurt është se pjesën më të madhe të kësaj dite me dëborë do ta kaloni nën batanijen tuaj të ngrohtë duke u përqafuar me librin tuaj të preferuar dhe një çokollatë të nxehtë.

Binjakët: Ftesa në shtëpi

Duke qenë se jeni shenja më sociale, sot është mundësia më e mirë për të ftuar miqtë në shtëpi dhe për t’u strukur me ushqim dhe verë të mirë, duke luajtur lojëra në tavolinë.

Gaforrja: Pizhame dhe përqafime me familjen

Ju pëlqen të kaloni kohë me familjen tuaj më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Pra, ky është rasti më i mirë për të veshur pizhamet tuaja komode dhe për të kaluar kohë cilësore me të dashurit tuaj.

Luani: Koha për foto me borë në Instagram

Nuk ka rëndësi i ftohti. Do të vishni rrobat tuaja më të ngrohta dhe do të dilni për të bërë fotot më perfekte në dëborë të cilat më pas do t’i ngarkoni në Instagram për t’u adhuruar pasi jeni një nga ato shenja të Horoskopit që duan t’i kenë të gjithë sytë mbi to.

Virgjëresha: Shpirti juaj vullnetar në plan të parë

Ju pëlqen të ndihmoni të tjerët, kështu që patjetër do t’i ndihmoni fqinjët që të pastrojnë së bashku pas borës zonën përreth shtëpisë së tyre pasi fillimisht do të keni bërë luftën më të mirë të borës në jetën tuaj.

Peshorja: Tavolinë gjithë ditën

Jeni shpirt skuadre kështu që një ditë e tillë përveç faktit që dëshironi të qëndroni në shtëpi dhe të shijoni kohën me të dashurit tuaj, do t’ia kushtoni ditën, duke luajtur lojëra tavoline me ta.

Akrepi: Koha për disa telefonata të tjera

Do ta shfrytëzoni ditën për të bërë disa telefonata të tjera me miqtë dhe të afërmit që jetojnë larg, pasi është nga të paktat herë që keni kohë në shtëpi.

Shigjetari: Dokumentarë dhe libra

Është momenti i duhur për të nisur një libër (një nga ata që i keni shmangur prej kohësh) dhe për të vënë filma dokumentarë, duke e kaluar gjithë ditën në divanin e mbështjellë rreth batanijes.

Bricjapi: Koha e shtëpisë

Keni gjetur kohën që keni dashur t’i kushtoni pak punëve të shtëpisë, ndërkohë që është e mundur të filloni punën për një projekt të ri.

Ujori: Ëmbëlsirat dhe recetat e reja

Ajo që dëshironi të bëni këtë ditë, është të eksperimentoni me recetat dhe ëmbëlsirat e reja që do t’u ofroni njerëzve tuaj të dashur.

Peshqit: Lojë e pandalshme në dëborë

Do të përfitoni nga dita për të luajtur jashtë me miqtë dhe familjen dhe nuk do të dëshironi të largoheni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!