Si të hiqni njollat nga muri

schedule23:08 - 16 Shtator, 2022

schedule 23:08 - 16 Shtator, 2022

Lagështira dhe mungesa e ajrimit të përditshëm janë dy prej arsyeve kryesore që çojnë në shfaqjen e mykut, një problem i cili përveç se estetik rrezikon edhe shëndetin duke ju krijuar probleme me frymëmarrjen dhe alergjinë.

1.Uthull e bardhë rrushi:

Mënyra më e thjeshtë dhe ekonomike për të hequr mykun nga muret e shtëpisë është uthulla e bardhë e rrushit. Ky produkt ka në përmbajtjen e tij substanca antibakteriale dhe antimykotike që e bëjnë më të lehtë eleminimin e njollave të mykut jo vetëm në mur, por edhe në parket. Merrni 2-3 gota uthull dhe shtojini në një shishe në formë sprucatori. Sprucojeni në mur dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Më pas fërkoni murin me ndihmën e një sfungjeri. Përsëriteni këtë veprim derisa njollat të zhduken plotësisht.

2.Ujë i oksigjenuar:

Në përgjithësi uji i oksigjenuar përdoret për të dezinfektuar plagët, por ju mund ta përdorni edhe në pastrimin e shtëpisë pasi ky produkt ka veti antibakeriale dhe fuqi zbardhuese. Në një enë shtoni dy gota ujë të nxehtë dhe një gotë me ujë të oksigjenuar. Lagni murin me këtë përzierje dhe lëreni të veprojë për një orë. Më pas fërkojeni me ndihmën e një furçe dhëmbësh me qime relativisht të fortë ose sfungjer. Shpëlajeni me ujë dhe kontrolloni nëse pastrimi është bërë ashtu siç duhej. Në të vërtetë nuk keni nevojë ta kontrolloni pasi rezultati është mëse i dukshëm.