Si të heqim njollat e qershisë nga rrobat

schedule10:05 - 28 Qershor, 2021

schedule 10:05 - 28 Qershor, 2021

Njollat e qershisë në rroba janë të vështira për t’u hequr megjithatë me disa truke do ta bëni më të thjeshtë këtë proces. Ka dy produkte të mrekullueshme, që gjenden lehtësisht në shtëpi. Bëhet fjalë për sodën e bukës, të cilën përveçse në kuzhinë, mund ta përdorni dhe për pastrimin e rrobave.

Iu jep shkëlqim sendeve të argjenda dhe bizhuterive ndërsa eliminon gjithashtu dhe njollën e qershive. Përzieni sodë buke me ujë të ftohtë dhe aplikojeni tek njolla. Lëreni për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.

Përveç sodës së bukës, dhe limoni është efektiv në trajtimin e njollave. Shtydhni pak lëng limoni dhe lëreni të veprojë në rroba për disa minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!