“Si të hedhësh në erë komisionin”, ish-zëdhënësja e PD reagon pas caktimit të Markut në Lezhë

schedule22:10 - 18 Janar, 2021

schedule 22:10 - 18 Janar, 2021

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për caktimin e ish-deputetit Mark Marku si drejtues politik në qarkun e Lezhës.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputet në PD. Mëhilli shprehet se një drejtues politik qarku zgjodhi kandidaturat për deputetë të Partisë Demokratike në tërë Shqipërinë.

“Si të hedhësh në erë me duart e tua Komisionin e famshëm të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Pra një drejtues politik qarku, na paska përzgjedhur kandidatët për deputet në tërë Shqipërinë. Mirë shumë”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!