Atletet janë të lezetshme, shumë komode dhe mund t’i vishni në mënyra të ndryshme. Prej vitesh, ata kanë pushuar së qeni “këpucë fitnesi” dhe janë kthyer në një pjesë të domosdoshme që çdokush mund t’i veshë pavarësisht moshës. Tani atletet janë bërë pjesë e pandashme e kombinimeve klasike.
Shembull tipik është kombinimi i atleteve me kostumin. Karakteri i rreptë i kostumit dhe freskia e atleteve kombinohen në mënyrë perfekte dhe ju ndihmojnë të krijoni look të relaksuar. Për look casual chic, mjafton të kombinoni fustanet tuaja të preferuara me atlete, qoftë në një ngjyrë apo me dizajne.
Në rast se po pyesni veten nëse atletet përputhen me të gjitha fustanet, përgjigja është po. Mini, midi ose maxi, njëngjyrëshe ose e printuar, ky kombinim është i përjetshëm. Së fundmi, look-u që mund të krijoni padyshim në çdo moshë janë xhaketë-xhins-atlete. E thjeshtë, elegante dhe pa kohë.
Atlete me fustan
Atlete me xhinse
Atlete me kostum
Këshillë shtesë
Këtë pranverë, kompletet e dyfishta xhins janë përkufizimi i veshjes së fuqisë. Kombinojini me atlete të bardha apo edhe shumëngjyrëshe për pamje street style që nuk kalojnë pa u vënë re.