Si të dalloni nëse mollët janë të freskëta apo jo? Ky truk do t’ju ndihmojë

schedule21:28 - 31 Tetor, 2022

schedule 21:28 - 31 Tetor, 2022

Nëse nuk keni pemët tuaja ose një shitës në treg që t’i besoni, është e vështirë që të siguroheni nëse jeni duke blerë mollë të freskëta ose të importuara. Përveç shijes, mollët humbasin edhe vlerat e tyre ushqyese teksa qëndrojnë për një kohë të gjatë, ndaj duhet t’i kontrolloni përpara se t’i blini.

Kërcelli është treguesi më i mirë i freskisë. Nëse molla ka qëndruar për një kohë të gjatë, që është rasti më i zakonshëm me ato të importuara, kërcelli do të jetë kafe i errët, i thatë dhe do të këputet lehtë. Por nga ana tjetër, nëse është e freskët, do të duhet të luftoni për ta hequr kërcellin nga fruti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!