Vërtet, si mund të dallojmë se dikush është shumë i zgjuar? Çfarë e dallon trurin e tij dhe cilat janë shenjat më të dukshme të inteligjencës së tij të lartë ?
Disa thonë se njerëzit me një IQ të lartë janë më efikas se të tjerët, të tjerë argumentojnë se ata kanë një aftësi më të madhe për të perceptuar. Madje, një studim shpjegon se stabiliteti në përpunimin e informacionit çon në rezultate më të mira nervore. Kjo do të thotë që njerëzit me një IQ më të lartë mund të koordinojnë më mirë zonat e ndryshme të trurit dhe të përqendrohen shumë më lehtë.
Studime të tjera, megjithatë, tradhtojnë një element përmes të cilit shumë përpiqen të duken tepër inteligjentë, por e vërteta është ndryshe.
Kjo, sipas studimit, ka të bëjë me klikimet sociale dhe se sa lehtësisht priremi të ndajmë përmbajtje që as nuk e kemi marrë mundimin ta lexojmë vetëm për t’u dukur “të lexuar” për të tjerët.
Hulumtimi zbulon se më shumë se gjysma e artikujve që qarkullojnë dhe shpërndahen në mediat sociale mbeten të palexuara. Ata thjesht përhapen përmes ndarjes, kështu që kushdo që i ndan me miqtë e tij konsiderohet i sofistikuar, i informuar, inteligjent por pa qenë.
Studime të tjera pretendojnë se pothuajse gjysma e atyre që ndajnë përmbajtje, lexojnë vetëm disa rreshta të asaj që ndajnë, kështu që akti i thjeshtë i ndarjes ju bën të dukeni më të zgjuar, por përfundimi qëndron në njohuritë tuaja reale./abcnews.al