Keni menduar ndonjëherë që të kurseni paratë që shpenzoni për zbutësin e rrobave dhe të bëni një produkt vetë në shtëpi. Ka një sërë përfitimesh: zbutësi natyral nuk ka kimikate të dëmshme si zbutësit e blerë, nuk shkakton irritim apo kruajtje, nuk i dëmton rrobat dhe më e rëndësishmja, ju kursen para.
Si ta përgatisni? Merrni 100 gr sodë buke, shtoni ujë të ngrohtë, 800 ml alkool ose uthull molle si dhe deri në 20 pika vajra esencialë (livando, trëndafili etj). Merrni një enë të madhe plastike dhe përzieni në të të gjithë përbërësit. Reagimi i përbërësve do të krijojë shkumë ndaj përgatituni.
Kur përzierja të “qetësohet”, hidheni në një shishe plastike që është e përshtatshme për zbutësin e krijuar. Shtoni disa pika vaj esencial sipas dëshirës, mbyllni shishen dhe tundeni mirë. Shkundeni mirë para çdo përdorimi dhe më pas përdoreni rregullisht kur të lani rrobat. /abcnews.al